🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,712 ▲ +1.03% ETH $2,007 ▲ +1.01% XRP $1.3368 ▲ +0.93% SOL $82.6900 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Një tjetër furtunë për ekonominë e vendit, interesi mund të shkojë në 10%

Për herë të pestë brenda vitit, Banka e Shqipërisë rriti me 0 .5% normën bazë të interesit duke e dërguar në nivelin 2.75%, më i larti në 9 vite.

Arsyeja është inflacioni në nivelin 8%. Kjo rritje e fundit e interesit mund t’i dërgojë kreditë në lekë në një interes deri në 10 për qind, ndërsa tregjet financiare po reagojnë me vendosmëri. Synimi është që inflacioni të kthehet në objektiv në mesin e 2024-ës.

“Presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre shfaqet në zgjerim. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Banka e Shqipërisë do të ndihmojë ruajtjen e stabilitetit të brendshëm monetar dhe financiar dhe do të krijojë kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare”,tha guvernatori Sejko.

Guvernatori shprehet se goditjet e inflacionit nuk po vijnë vetëm nga mallrat nga jashtë, por edhe së brendshmi me kostot e lëndëve të para që rritin çmimet e mallrave.

“Rritja e inflacionit pasqyron,  në masën më të madhe, presionet e forta që vijnë nga ambienti i huaj, por dhe një kontribut në rritje nga ambienti i brendshëm”.

Ilaçi i hidhur i Bankës së Shqipërisë ka dy efekte për qytetarët. Në njërin krah këstet e kredive do të rriten, ndërsa nga krahu rritet vlera e kursimeve.

Edhe pse rritja e normave ka filluar që në tremujorin e dytë, të dhënat tregojnë se kreditë kanë vijuar zgjerimin, por nga krahu tjetër, ekonomia është ngadalësuar, gjë që tregon pasiguri të shtuara për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.