Ekonomia

Një treg i përbashkët. A besojnë qeveritë?

Konferenca e organizuar së fundmi mes Dhomave Amerikane të Shqipërisë dhe Kosovës ka një vlerë simbolike të spikatur. Duke u organizuar me nismën e tij, biznesi tregoi se sipërmarrja shqiptare në të dyja shtetet është aq e pjekur dhe aq e vetëdijshme për aftësinë për të krijuar përftime të përbashkëta, por edhe për të arritur aspirata kombëtare shekullore.

Biznesi tregoi se nuk është fëmija që e merr qeveria për dore dhe i tregon se çfarë duhet të bëjë, pore kundërta: se biznesi është i aftë të bisedojë mes vetes dhe t’u tregojë qeverive se ku duhet ecur.
Dy qeveritë, në Tiranë dhe Prishtinë, prej disa vitesh kanë një axhendë me nisma të përbashkëta, por procesi, ashtu siç dëshmojnë shumica e bizneseve apo qytetarëve, si në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk po ecën në të njëjtin raport me dëshirën.

Por çfarë e pengon këtë bashkim?
Përveç atyre pengesave që u evidentuan në konferencë, kadhe disa gjëra që palët mundohen t’i mbajnë larg publikisht dhe disa të tjera që nuk kanë guximin t’i bëjnë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami, tha në konferencë se bizneset në Kosovë kanë më shumë traditë dhe besim të bashkëpunojnë me bizneset serbe sesa me ato shqiptare. Ky përfundim i trishtë, për statusin e marrëdhënieve aktuale mes shqiptarëve, tregon se interesat e përbashkëta ekonomike i mundin armiqësitë etnike, duke e rrëzuar tezën se patriotizmat janë bazë për të ndërtuar një marrëdhënie, por është besimi guri i themelit në çdo aspiratë të përbashkët.

Por, nga duhet të vijë nxitja? Fakti se ne kemi ecur shumë ngadalë drejt një tregu dhe ekonomie të përbashkët dëshmon se qeveritë ende nuk e kanë gjetur çelësin, ose ndoshta nuk besojnë ende?

Jemi ende të paqartë për përmasat, por në Kosovë ka kohë që vihet re një xhelozi politike, e cila hera-herës është shprehur në forume të ndryshme. Shqipëria është shtet më i vjetër se Kosova, jo vetëm i njohur ndërkombëtarisht (përkundër Kosovës) por është anëtare në disa organizata e institucione të rëndësishme në të cilat Kosova nuk është, ndaj ka mundësi të shprehet e të lobojë në emër “të vëllait të vogël”. Nga ky aspekt, Kosova, veç përftime mund të ketë. Por, kur kjo ka ndodhur edhe në Beograd, ka pasur interpretime në Prishtinë, se Shqipëria në politikën e jashtme po ulet në karrigen që nuk i takon. Në anën tjetër, Tirana zyrtare teton të ngjitet në shkallën e tretë pa kaluar shkallaren e parë dhe të dytë. Siç është rasti kur u përfshi në nismën për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, pazgjidhur më parë çështje që lidhen me Kosovën, duke devijuar nga aspirata e një tregu dhe kombi të përbashkët shqiptar. Ky lloj kostumi panballkanik, që i rri ende i gjerë qeverisë së Tiranës, i bën të lehta keqkuptimet dhe xhelozitë.

Të dyja qeveritë e shqiptarëve, megjithëse janë investuar politikisht në një projekt kaq madhor, nuk janë të gatshme ende ta mbështesin financiarisht atë.
Siç doli edhe nga konferenca (lexo në brendësi shkrimin kryesor), për të arritur drejt një tregu të përbashkët kërkohen disa vendime e veprime konkrete, siç janë heqja e barrierave doganore, unifikimi i standardeve, rrëzimi i disa tarifave, njësimi i sistemit fiskal, operacione administrative të përbashkëta pa dubluar njëra-tjetrën etj.

Por, deri tani, nga të dyja qeveritë, nuk kemi parë në buxhetet e tyre sinkronizim të këtyre detyrimeve, ku të përcaktohen qartë se edhe pse humbasin në disa gjëra, si fitohet tek të tjerat, si përballohen shpenzimet e përbashkëta, si financohen projektet e përbashkëta, etj.? Ka një nismë madhore, por nuk ka një faturë financiare të shprehur përmes programeve buxhetore afatgjatë. Qeveritë e të dyja anëve mbeten “xheloze” te përftimet individuale afatshkurtra, pa arritur të konfigurojnë një përfitim të përbashkët, ndaj shpeshtë dyja shtetet bien pre e betejave tregtare të kota, siç ka ndodhur me pataten, qumështin apo çimenton.

Aspirata e madhe mund të realizohet vetëm atëherë kur një biznes nga Prishtina të vijë në Tiranë, po aq lehtë sa korçari në Tiranë, po sitë jesh nga Mitrovica e të tregtosh në Prishtinë, njësoj dhe për shkodranin në Prizren.
Nuk mund ta përtypim që një shqiptar i Kosovës paska më shumë traditë e besim te serbi i Beogradit sesa shqiptari i Tiranës, të cilët kanë qenë bashkë prej shekujsh përpara vitit 1913 (Konferenca e Ambasadorëve në Londër, kur e shkëputën Kosovën nga trojet shqiptare). Por qëllimet e vogla duket se ende nuk po na çojnë drejt aspiratave të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button