☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.62 ▼1.74%
ARI 4,793 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,085 ▼ -0.09% ETH $2,136 ▲ +1.42% XRP $1.3469 ▼ -0.22% SOL $82.9300 ▼ -0.43%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.62 ▼1.74 % ARI 4,793 ▲2.44 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.62 ▼1.74 % ARI 4,793 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Njerëzit superinteligjentë do të jenë realitet pas 13 vitesh

Njerëzit e parë superinteligjentë mund të jenë mes nesh që në vitin 2030, falë hapave prej gjiganti që po zhvillohen në fushën e neuroshkencave dhe të inteligjencës artificiale duke u fokusuar në praktika që janë në limitin e fantashkencës si vendosja e mikroçipëve dhe transplanti i kujtimeve.

Këto arritje shfaqen në 150 studime shkencore të zhvilluara në këtë fushë nga më shumë se 600 studiues në të gjithë botën.

Brenda vitit 2030 rritja e inteligjencës me vendosjen e impianteve në tru nuk do të jetë më vetëm një objekt kërkimi dhe njerëzit duhet të përballen me këtë paradigmë të re”, deklaron neuroshkencëtari, Mihail Lebedev i universitetit Duke në SHBA.

“Ky grumbullim të dhënash duhet të alarmojë shkencëtarët dhe opinionin publik mbi implikimet e mundshme etike, mjekësore dhe ligjore”, thekson eksperti që ka kontribuar në përpunimin e tyre.

“Do të mrekulloheni kur të shihni se sa përpara do të jemi në vitin 2030”, thonë Ioan Opris i shkollës së mjekësisë në Majemi “Leonard M. Miller” dhe Manuel Fernando Casanova i universitetit Luisvil në SHBA.

Mundësitë do jenë po aq sa janë edhe idetë e krijuara nga imagjinata e shkencëtarëve dhe si provë na vjen eksperimenti i zhvilluar në Shkollën e Mjekësisë në Karolinën e Veriut “Wake Forest”, ku u mundësua transplanti i kujtimeve nga truri i një miu te truri i një miu tjetër.

Pra nuk është një rastësi që tema mbi superinteligjencën dhe zhvillimin e trurit të njeriut ka thyer konkurrencën me më shumë se një milion kërkime në internet duke lënë pas argumenta të tjera të nxehta si ruajtja e oqeaneve dhe studimi i baktereve që jetojnë jashtë dhe brenda trupit të njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.