Kronika

Njësia antikorrupsion, Llalla shton edhe 5 prokurorë të tjerë

Pas takimi të kryeprokurorit Adriatik Llalla me njësinë antikorrupsion, u vendos që të shtohet numri i burimeve njerëzore pranë Propkurorisë së Krimeve të Rënda. Deri tani numërohen 400 raste korrupsioni dhe grupe kriminale, ndaj dhe institucioni i organit të akuzës ka vendosur që kjo njësi të ketë 5 prokurorë shtesë: Dritan Rreshka shef i antikorrupsionit, Gent Osmani Anisa Qilimi, Armand Gurakuqi dhe Enkeleda Millonai.

Mbi këto dosje korrupsioni po kryhen veprime proceduriale sa i përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si dhe raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtëpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror.

Gjatë takimit, Llalla mësohet t’u ketë thënë vartësve të tij që “të finalizohen çështjet e korrupsionit dhe hetimit pasosur dhe të vazhdohet me rastet që kanë nisur kohët e fundit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button