Ekonomia

Njësitë vendore, Lezhë, Vau i Dejës dhe Ulqin, marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar

Njësitë vendore, Lezhë, Vau i Dejës, dhe komuna e Ulqinit firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e projekteve ndërkufitare mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Projektet në shërbim të komunitetit do të vihen në zbatim në një kohe të shkurtër, duke sjellë kështu forcimin e lidhjeve mes rajoneve.

“Shumë shpejt këto projekte do të implementohen dhe do të jenë me interesa të përbashkëta për 3 qytetet”, tha kreu i bashkisë së Vaut të dejës, Zef Hila.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhë Fran Frrokaj nënvizoi se takimi i sotëm kishte si qëllim bashkërendimin e hapave të mëtejshëm në projekte konkrete.

Kryetari i komunës Ulqin, Fatmir Gjeka u shpreh se zbatimi i projektit të përbashkët afron 3 qytete. Në vizitën e zhvilluar në pikën turistike të Ulqinit në Mal të Zi, merrnin pjesë edhe stafet drejtuese të këtyre bashkive, si dhe anëtari i Keshillit Kombëtar të Partise Demokratike, Gjok Uldedaj.

Në muajin shkurt Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për menaxhimin e asistencës teknike, për Programin i ri Ndërkufitar IPA 2014-2020. Programi i ri ndërkufitar u miratua nga Komisioni Europian në dhjetor të vitit 2014.

Objektivi i përgjithshëm i Programit të ri nderkufitar IPA 2014-2020 është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës ndërkufitare. Programi parashikohet të kontribuojë në nxitjen e punësimit, përfshirjen sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare.

Në sajë të marrëveshjes së firmosur, palët marrin përsipër bashkëpunimin për mbarëvajtjen e programit, në mënyrë që objektivat e tij të përmbushen me një menaxhim efektiv të fondeve të BE-së për zhvillimin e zonave të përfshira në program dhe përfshirjen e komuniteteve lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button