🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,937 ▲ +1.08% ETH $2,012 ▲ +1.15% XRP $1.3383 ▲ +0.84% SOL $83.0300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nuk mbarojnë telashet për Transatlantic, kreditorët e çojnë sërish në përmbarim

Transatlantic, kompania që deri në tetor shfrytëzonte vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, duhet të “përballojë” furinë e kreditorëve që po kërkojnë sekuestron e aseteve, për shkak të faturave dhe detyrimeve të papaguara.

Një tjetër urdhër sekuestro është lëshuar për firmën në 27 prill, ku kërkohet vjelja e kamatë vonesave për një sërë faturash tatimore.

Më herët, përmbaruesit kishin kërkuar sekuestrimin e llogarive bankave të Transatlantik për mospagimin e faturave tatimore ndaj “GR Albania” (për një borxh 71 mijë dollarë) dhe “EL-BU 2009” (borxh 20 mijë euro).

Edhe Dega e Doganave Fier ka kërkuar kthimin e detyrimit prej 170 mijë eurosh, përndryshe do të kalojë në ekzekutimin e detyrueshëm. Kthimin e detyrimit e ka kërkuar përmes sekuestros nga përmbaruesi edhe shoqëria “Zekaj & Garant”. Nuk mungojnë as kërkesat e punonjësve, që kanë fituar gjyqin me kompaninë për kthim page.

Vetëm ndaj Albpetrol, borxhi llogaritet në rreth 20 milionë dollarë.

Burime nga Albpetrol pohojnë se në bazë të marrëveshjes koncesionare, detyrimet janë në ngarkim të kompanisë Transatlantic.

Në tetor të vitit të kaluar, kompania shtetërore e naftës Albpetrol, vendosi që vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul do t’i riktheheshin në administrim qeverisë shqiptare. Albpetrol, që menaxhon burimet e arit të zi të dhëna me koncesion në Shqipëri njoftoi koncesionarin TransAtlantic Albania për mbylljen e njëanshme të marrëveshjeve hidrokarbure për këto vendburime të rëndësishme të nëntokës shqiptare, për mospërmbushje të kontratës dhe moskryerje të investimeve (në të dy zonat realizimi faktik i investimeve nuk ishte më shumë se 10%). Albpetrol ka sekuestruar pajisjet dhe naftën e gjendur në depozita dhe ka rivënë në punë puset.

Nga ana tjetër Albpetrol është në pritje të shprehjes së interesit për këto blloqe nga investitorë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.