Nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës, PDK largohet nga salla gjatë seancës plenare në Kuvend
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një rezolute për mbrojtjen e së vërtetës për luftën, pas skandalit me ekspozitën me gabime mbi masakrat e luftës 89-99.
PDK kërkoi që rezoluta të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, në mungesë të mbështetjes nga partitë e tjera, PDK tërhoqi propozimin dhe u largua nga salla.
Siç raporton gazetarja Leonita Bajrami, arsyetimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte se duhet të dakordohet teksti i rezolutës me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.
Në rend dite ishin marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kërkojnë 2/3 e votave. Me largimin e PDK-së, këto marrëveshje nuk priten të kalojnë
The post Nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës, PDK largohet nga salla gjatë seancës plenare në Kuvend appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.