☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.18%
DOW 47,887 ▼0.62%
NASDAQ 22,864 ▲0.18%
NAFTA 98.28 ▲0.42%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▲ +0.61% ETH $2,244 ▲ +1.12% XRP $1.3516 ▼ -0.41% SOL $84.7400 ▲ +0.82%
S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, kritikoi disa pika dobësi, siç i quajti ai, të shërbimit të jashtëm, që thotë se janë të trashëguara nga tranzicioni. “Kjo është ajo që e kam quajtur lagështira e një ndërtese që duhet të jetë vetëm e shndritshme dhe moderne. Sepse diplomacia shqiptare nuk mund të funksionojë më me metoda klasike, as të jenë të ngadalta, as të jenë të vonuara. Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit, një ritual i përhershëm. Dhe nuk ndalet bota në orën 4 kur mbyllim derën dhe mendojmë se kemi bërë punët dhe shkojmë në shtëpi. Shërbimi i jashtëm nuk mund ta ketë filozofi”, tha Hoxha.

“Në stadin ku jemi dhe për më tepër aty ku duam të shkojmë, nuk ka vend për cilësi mesatare dhe aq më pak për mediokritet. Nuk mund të kënaqemi as me minimumin dhe as me gjërat sipërfaqësore. Realiteti ndërkombëtar është dinamik, kompleks dhe kërkon vendimmarrje të mirinformuar dhe të shpejtë. Deklaratat kanë vlerë të caktuar në kohë të caktuar dhe nëse nuk bëhen në kohën e caktuar nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mund të jetë kjo në 11 të natës apo në 3 të mëngjesit”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.