Ekonomia

Nxënësit e shkollave të mesme, vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit vizituan të premten ambjentet e Muzeut në Bankën e Shqipërisë, në kuadër të Javës globale të Parasë, që po mbahet nga datat 14–20 mars.

Muzeu prezanton objekte unikale dhe mbresëlënëse, si 4 sëpata bronzi, pjesë e Thesarit të Torovicës, të cilat i përkasin shekullit të X p.e.s dhe dëshmojnë mbi këmbimin paramonetar në territoret historike të vendit.
Kati i dytë paraqet edhe anën tjetër të botës së parasë, formën e saj dixhitale. Itinerari i vizitorëve vijon në hapësirën e hologramit, duke shfaqur për vizitorin një rrëfenjë monedhash antike, të projektuar në hapësirë, në 3 dimensione, në 360 gradë, si pjesë e gjuhës më të sofistikuar të procesit të dixhitalizimit.

Ekspertët bankare vlerësojnë se në këtë pjesë të Muzeut prezantohet historia e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit, funksionet e saj kushtetuese për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, për emetimin e parasë, për administrimin e rezervës valutore, për ofrimin e sistemeve të pagesave, e kështu me radhë.

Me një fokus të veçantë për edukimin e publikut, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara për ciklin e ulët dhe atë të mesëm arsimor. Trupa pedagogjike së bashku me nxënësit mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës si dhe një qendër të përhershme informacioni ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore.

Në kuadër të Javës së Parasë, Shoqata Shqiptare e Bankave zhvilloi veprimtari të ndryshme edhe në rrethe të tjera të vendit, me karakter edukues në fushën financiare. Me studentët e Universitetit të Studimeve të Integruara me Praktikën – Fastip, Durrës, u zhvillua të premten konkursi “Sikur të ishim bankierë?”. Në ministrinë e Punës u organizua prezantimi i Skemës së Programit të Nxitjes së Punësimit të të rinjve të papunë. Ndersa një leksion i hapur në Universitetin “Fan S. Noli”, në Korçë, u drejtua nga ekspertë të BSHsë dhe të bankave tregtare për studentë të Fakultetit Ekonomik si dhe një bashkëbisedim me drejtues të BSH-së, dhe ASD u organizua me studentë te ekonomise në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Veprimatarite ne kuader te kesaj jave vijojne edhe te shtunen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button