🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,567 ▲ +0.29% ETH $2,061 ▼ -0.39% XRP $1.3015 ▼ -1.19% SOL $79.7400 ▼ -1.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Amerika

Obama do të vizitojë Hiroshimën, presidenti i parë në detyrë

Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë Hiroshimën këtë muaj, duke u bërë presidenti i parë në detyrë që shkon në qytetin japonez që u bombardua nga SHBA në sulmin bërthamor të vitit 1945.

Vizita e tij në këtë qytet do të jetë pjesë e një udhëtimi në Azi, që do ta çojë gjithashtu në Vietnam, një tjetër vend me historinë e hidhur të luftës me Amerikën.

Bombardimi i Hiroshimës më 6 gusht 1945 u mori jetën 140 mijë personave dhe me sulmin e dytë në Nagasaki shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Përpara tij në Hiroshimë ka qenë Jimmy Carter, por pas përfundimit të mandatit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në një deklaratë për shtyp nga zyra e zotit Obama thuhet:

“Presidenti do të bëjë një vizitë historike në Hiroshima me kryeministrin Shinzo Abe, për të riafirmuar zotimin e tij për promovimin e paqes dhe sigurisë në një botë pa armë bërthamore”.

Këshilltari për mediat i presidentit amerikan, Ben Rhodes deklaroi se, zoti Obama nuk do të përmendë bombardimin atomik në Luftën II Botërore, “por do të ofrojë vizionin e tij për të ardhmen tonë të përbashkët”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të marrë gjithashtu pjesë në samitin e grupimit G7 që do të zhvillohet në gadishullin japonez Ise Shima.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.