☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.83 ▲1.9%
ARI 4,572 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,400 ▼ -1.63% ETH $2,029 ▼ -1.31% XRP $1.3117 ▼ -2.69% SOL $80.7300 ▼ -3.8%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama në Kenia, një takim me familjarët e të atit

Me një përshëndetje në gjuhën keniane, kështu e çeli presidenti amerikan Barack Obama samitin ndërkombëtar të biznesit në Kenia. Duke e këshilluar kombin afrikan se duhet të luftojë ideologjinë e dhunës, duke kthyer besimin tek sundimi i ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

“Afrika është një nga vendet i cili po zhvillohet me ritmet më të shpejta në botë. Sipërmarrja këtu ofron një alternativë pozitive, e cila shpesh mbush boshllëkun, kur të rinjtë nuk shohin një të ardhme të sigurtë për veten e tyre. Sfida më e madhe për të gjithë ata që ndërmarrin hapin e parë për të çelur një biznes, është guximi i cili këtu nuk mungon, guximi për të çuar përpara vendin tuaj”, tha Obama.

Gjithashtu për presidentin Uhuru Kennyata, Afrika i ka dyert e hapura për biznes, dhe kjo është koha e artë sipas tij që gjenerata e ardhshme e Afrikës të promovojë më së miri vendin. Homologu i tij Obama është presidenti i parë amerikan, i cili viziton Kenian.

Gjatë koferencës kreu i Uashingtonit shpjegoi se jo rastësisht quhet Barack Hussein Obama, pasi babai i tij ka origjinën nga Kenia. Këtë lidhje me vendin ai e demostroi, duke e thyer fjalimin herë pas here me shprehje në gjuhën keniane.

Në Nairobi jeton ende një pjesë e trungut familjar të Obamës. Nëpërmjet një statusi në Twitter shefi i Uashingtonit shprehu edhe përshtypjet e tij: “Krenar të jem presidenti i parë amerikan i cili viziton Kenian. Ndihem i lumtur që të takoj familjen time si edhe të flas me të rinjtë kenianë për të ardhmen e tyre”.

Siguria në vend tani është në shkallën më të lartë, jo vetëm nga trupat ushtarake të Kenias por edhe shumë agjentë amerikanë. Vendi ka qënë prej kohësh nën kërcënimin terrorist, situatë për të cilën Obama pritet të diskutojë me homologun e tij.

Por pavarësisht dashamirësisë së shprehur nga Obama gjatë kësaj vizite, disa afrikane ankohen se Obama nuk i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje atyre gjatë këtij mandati presidencial. Por Obama është munduar ta ndryshojë këtë percetim duke ftuar vitin e shkuar disa lider afrikanë në Uashington.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.