Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

OKB: Rritje e frikshme e luftëtarëve të huaj. 25 mijë u janë bashkuar militantëve

Mbi 25 mijë luftëtarë të huaj kanë udhëtuar për t’u bashkuar me grupet militante si Al Kaeda dhe Shteti Islamik, thuhet në një raport të OKB-së.

luftetariEkspertët kanë deklaruar se fluksi i luftëtarëve të huaj është më i lartë nga sa ka qenë historikisht. Luftëtarë nga të paktën 100 vende të botës kanë udhëtuar për në zonat e luftës si në Siri, Irak, Libi dhe Pakistan.

Raporti vë në dukje se ky fenomen përbën një kërcënim imediat dhe afatgjatë për sigurinë globale. Në të thuhet se numri i luftëtarëve të huaj është rritur ndjeshëm me 71 për qind në periudhën nga gjysma e dytë e 2014 deri në mars 2015.

Siria dhe Iraku janë kthyer gjithashtu në shkolla reale për trajnimin e ekstremistëve, me rreth 22 mijë luftëtarë të huaj.

Raporti, i hartuar nga ekspertë që monitorojnë sanksionet e OKB ndaj Al Kaedës, paralajmëron se mposhtja e ISIS në Irak dhe Siri mund të çojë në shpërndarjen e luftëtarëve të stërvitur nëpër botë.

Aktualisht numërohen edhe 6.500 luftëtarë në Afganistan dhe qindra të tjerë në Jemen, Libi dhe Pakistan, saktësohet më tej në raport. Në dokument shtohet më tej se një numër i lartë luftëtarësh kanë ardhur ndërkohë nga Tunizia, Maroku, Franca dhe Rusia.

Një numër i lartë dhe në rritje është edhe ai i atyre nga ishujt Maldive, Finlanda dhe Trinidad dhe Tobago. Raporti bën thirrje për më shumë shkëmbim informacionesh mes vendeve të ndryshme, me qëllim ofrimin e ndihmës në identifikimin e luftëtarëve të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.