Kronika

Operacion i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, arrestohen 14 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e përbashkët antidrogë me homologët italianë, ku janë arrestuar 14 persona.

Policia e Shtetit njofton se grupi kriminal transportonte drogë nga Shqipëria në Itali me avion. Në Itali u sekuestruan 350 kg hashash.

Operacioni i përbashkët i policisë sonë me atë italiane u shtri në Rimini dhe Brindizi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa theksoi në një konferencë për shtyp se “për më shumë se një muaj janë identifikuar personat pjesëtarë të bandës dhe janë mbajtur nën vëzhgim”.

“Vilson Lamaj ishte piloti i avionit që u nis nga Sevasteri. Sapo avioni ka mbërritur në tokën italiane, është ndaluar nga autoritetet”, tha Çipa, i cili shtoi se numri i të arrestuarve në këtë operacion është 14.

Të arrestuarit në Vlorë janë Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Sokol Lamaj dhe efektivi i policisë Vladimir Zanaj.

Ndërkohë, në Itali janë arrestuar:

Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
Artjon Lamaj, 29 vjeç
Kleo Lamaj, 30 vjeç
Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
Virjon Imeraj, 32 vjeç

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button