Kronika

Operacion kundër vjedhjes së energjisë, Tahiri: Barazi para ligjit, fund Shqipërisë informale

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Betejë pa asnje kompromis me Shqiperine informale ka garantuar ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.

Gjate fjales se mbajtur ne takimin e sotem ne Pallatin e Kongreseve me teme ”Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban e mjedisor”, Tahiri ka deklaruar se Policia e Shtetit do te luftoje pa asnje kompromis cdo vjedhes, cdo shkeles te ligjit, duke vepruar vetem ne perputhje me ligjin e duke garantuar barazi para ligjit.

“Ndertimi pa leje, vjedhja e energjise nuk linden bashke me qeverine tone si vepra penale, aty ishin, por nuk merrej askush duke lene shkaterruesit e hajdutet te lulezonin”- tha Tahiri.

Ai premtoi se Policia e Shtetit dhe ajo Kriminale do te beje gjithcka per te mbedhur informacion per kedo qe deri dje nuk beri detyren. “Policia e Shtetit ka pergatitur protokoll te posacem pune, e me hyrjen e ligjit ne fuqi do te kete nje strukture te re qe do te merret vetem me kete ceshtje, per te cuar para ligjit te gjithe ata qe shkelin ligjin”- tha Tahiri.

Gjiknuri

Fuqizim rrjetit te brendshem dhe interkonjeksionit, fuqizim i tregut me Kosoven, investime te medha ne kete sektor, likujdim te detrimeve te prapambetura jane vetem disa nga prioritetet qe Ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri ka prezantuar sot gjate konferences se nisur ne Pallatin e Kongreseve ”Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban e mjedisor”.

Ministri Gjiknuri tha se përfshirja e forcave policore në këtë aksion mund të duket e panatyrshme, por sipas tij, situata e krijuar është një emergjencë, për përballimin e së cilës nevojitet mbështetja e organeve të drejtësisë.

“E ardhmja e sektorit energjetik varet edhe nga veprimet jetike që do të ndërmarrim në muajt në vijim. Roli i organeve të drejtësisë është kyç. Sektori energjetik ka plagë të thella, të trashëguara të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Ajo çka pret publiku nga ne është se pas kësaj terapie aq të nevojshme çfarë perspektive do të ketë sektori energjetik. Ne gjetëm një kufomë energjetike. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori.”-tha ai.

 

Sipas Gjiknurit eshtë momenti të bëhen reformat më të thella. “Gjeja e parë që bëmë është transparenca me qytetarët, se ku e gjetëm sektorin e energjisë.Ka probleme por ne do të marrim masa edhe më të forta. Ata që lënë faturat pa paguar do të ndëshkohen.Do të bëjmë të mundur që cdo vit të ulim me 5 % uljen e humbjes së energjisë dhë në vitin 2018 të kthehet në një sektor fitimprurës”- tha ai.

***

Ne diten e fundit te afatit te lene nga qeveria per gjithe debitoret e energjise elektrike, kreu i qeverise, Rama publikon gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve te dhenat mbi situaten dhe operacionin masiv kunder vjedhjesve te energjise.

Kryeministri njoftoi pak dite me pare se nuk do te kete asnje tolerim me hajdutet e energjise elektrike, te cilet do te trajtohen e ndeshkohen nga ligji si cdo hajdut tjeter, duke merituar burgun. Nderkohe qe paralajmeroi edhe drejtesine te beje drejtesi per raste te tilla, duke kujtuar se nuk do te tolerohen as gjykatesit qe mbyllin syte para ketyre rasteve.

“Pallati Kongreseve publikimi i te dhenave mbi situaten objektivat dhe operacionin masiv kunder hajduteve te energjise elektrike”- njofton Rama ne profilin e tij ne FB, pak kohe para nisjes se takimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button