Kronika

Operacion ndërkombëtar antidrogë, sekuestrohen 804 kg marijuanë, 7 në pranga

1.-320x212Shatë persona janë vënë në pranga në kudër të një operacioni të gjerë antidrogë të realizuar nga Sektori për Narkotikët, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore te Italisë dhe Malit te Zi. Në kuadër të operacionit të koduar ’’Laguna e Vilunit’’ në datat 30.09.2014 dhe 01.10.2014 është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 kilogramë e dyshuar si marijuanë.

“Konkretisht më datë 30.09.2014 rreth orës 21.00 në vazhdimesi te veprime proceduriale nen drejtimin e specialisteve te Sektorit per Narkotiket ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit ne vendin e quajtur ‘Rana e Hedhun’ midis lagunes se Vilunit dhe Shengjinit eshte konstatuar nje skaf i cili pas ndjekjes qe i kishte bere nga Guardia di Financa se bashku me Policine Kufitare te Shengjininit ka filluar te hedhe nga skafi ne det disa çanta te zeza nga te cilat 8 (tete) prej tyre arriten te kapeshin nga policia kufitare,  ku brenda këtyre çantave kishte bime te dyshuar narkotike te llojit cannabis sativa te mbeshtjella me natriban te cilat pas peshimit rezultuan te ishin 210 (dyqind e dhjete) kg me gjithe ambalazh.

Ne lidhje me kete situate jane kryer te gjitha veprimet proceduariale dhe materialet i janë percjellë Prokurorisë së Krimeve te Renda me qellim bashkelidhjen ketij procedimi.

Ne vazhdim te operacionit policor “Laguna e Vilunit” me date 01.10.2014 rreth ores 12.00 ne vendin e quajtur Grykederdhja e Bunes ne Velipoje ne nje distance prej rreth 4 (kater) miljesh detare nga ana e Policise Kufitare te Shengjinit jane konstatuar dhe sekuestruar në det të hapur një numër prej 15 (pesembedhjete) çantash të zeza ku brenda ketyre çantave kishte bime te dyshuar narkotike te llojit cannabis sattiva të mbështjella me natriban te cilat pas peshimit rezultuan te ishin 594 (peseqind e nentedhjete e kater) kg me gjithë ambalazh.

Nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimesi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapje dhe arrestimi ne flagrance i autoreve te mundshem të kësaj vepre penale e konkretisht te shtetasve ;

  1. Mikel Hoxha vjeç 38,  banues ne Vlore, i dënuar  më parë .  Ky shtetas ishte dhe kreu i kesaj organizate kriminale
  2. Leonidha Dhimojani vjeç 48,  banues ne Vlore. Ky shtetas ishte skafisti i cili do te bente transportimin e lendes narkotike nga Shqiperia ne Itali
  3. Ervis Sulo vjec 29, banues ne Vlorë
  4. Indrit Rraja vjeç 34, banues ne Nikel-Fushe Kruje
  5. Mirjan VITAJ, vjeç 26, banues ne Rrijoll Velipoje
  6. Kristian C. vjeç 18, banues ne Rrijoll Velipoje
  7. Alfred Syli vjeç 22, banues ne Rrijoll Velipoje, i denuar me pare

Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:

  • Sasia prej 804  kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
  • 370 fisheke model 56.
  • Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke.
  •  3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.
  •  16 telefona celulare

Materialet i kalojnë ndjekje të mëtejshme, Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane, për veprat penale të “Trafikimit te lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim” “Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake” si dhe “Mosbindje te urdherit te punonjesit te policise”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button