☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,065 ▲ +2.38% ETH $2,148 ▲ +4.27% XRP $1.3602 ▲ +2.79% SOL $84.3800 ▲ +1.33%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Operacioni i BE-së për ndalimin e barkave me refugjatë

6 luftanije kanë nisur patrullimet në Mesdhe në çeljen e operacionit të koduar “Sofia”, objektivi i të cilit është kapja dhe ndalimi i varkave të trafikantëve të refugjatëve. Anijet e bllokut kanë të drejtën të afrohen, të kontrollojnë e të sekuestrojnë mjetet e dyshimta.

Deri më tani, fokusi i Bashkimit Europian kanë qenë operacionet e mbikëqyrjes e ato të shpëtimit, por duket se, më në fund, vëmendja po spostohet edhe te trafikantët. Mbi 130 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar në Europë këtë vit, nga brigjet e Afrikës Veriore.

2.700 prej tyre janë mbytur në ujërat e Mesdheut. Përgjatë një dekade, përpjekjet e mbërritjes me rrugë detare në kontinentin e vjetër kanë kushtuar 25 mijë jetë njerëzish. Mesdheu, kjo “varrezë” thonë zëra mbështetes të operacionit kundër trafikantëve, është kthyer në turpin e Europës.

Megjithatë shumë refugjatë, kryesisht sirianë që i largohen konfliktit të përgjakshëm 4-vjeçar në vendin e tyre, tani po ndjekin një rrugë tjetër: ata kalojnë nëpërmjet tokës në Turqi, përpara një udhëtimi të shkurtër detar drejt Greqisë anëtare të BE-së, e vazhdojnë pas kësaj lëvizjen drejt vendeve të Europes Veriore.

Destinacioni i preferuar, si përherë mbetet Gjermania. Ekspertët, për çdo rast e shohin si të limituar operacionin e Bashkimit Europian. Luftanijeve të tij u duhet të qëndrojnë në ujëra ndërkombëtare, çfarë nënkupton se duhet t’i qëndrojnë në 12 milje detare largësi bregut libian.

Për momentin nuk është e qartë nëse 6 anijet e përfshira në operacion, bashkë me ndihmën e helikopterëve dhe “drone”-ve, do të arrijnë të bëjnë vërtet një ndryshim praktik, sa i takon numrit të udhëtimeve të ndërmarra nga trafikantët dhe emigrantët.

Ka ditë kur nga Libia nisen njëkohësisht 20 anije me refugjatë. BE duket se shpreson, që të ndalë këtë lëvizje eventualisht në një fazë të tretë e më agresive të aksionit të saj, duke vepruar edhe brenda ujërave territoriale libiane. Por kjo do të jetë e mundur vetëm me miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ose të vetë Libisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.