☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.58 ▼0.3%
ARI 4,804 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,318 ▲ +1.54% ETH $2,225 ▲ +1.87% XRP $1.3453 ▲ +1.07% SOL $84.1400 ▲ +2.27%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.58 ▼0.3 % ARI 4,804 ▼0.3 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.58 ▼0.3 % ARI 4,804 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Opinion

Opozitën e ka shkatërruar Edi Rama me para të pista

Kastriot Islami

Ka shumë individë, që natyrisht me qëllime të qarta politike kundër opozitës reale, të cilët për skandalet e Ramës, të qeverisë së tij dhe “Rilindjes” në tërësi, fajin ia transferojnë opozitës, duke deklaruar se “një opozitë ndryshe do ta kishte larguar këtë qeverisje skandaloze”…

Unë kam një mendim ndryshe:

Së pari, opozitën e ka shkatërruar Edi Rama, që me paratë e pista ka ndërhyrë sa herë i është dashur, madje së fundmi duke paguar majmërisht edhe drejtues të FBI së SHBA për të shkatërruar opozitën e një “fshati” me demokraci dhe ekonomi të brishtë…

Së dyti, Rama dhe “Rilindja” kane instaluar në vend një diktaturë të oligarkisë që nuk të godet përballë, por pas krahëve, duke përdorur shumë para të vjedhura përmes këtij regjimi…

Se treti, nuk është opozita formacion ushtarak që të rrëzojë e largojë këtë lloj “diktature” të ngritur nga “Rilindja”, që duke siguruar mbështetjen nga jashtë përmes kompromentimit me paratë e Aleksit dhe vetë prezencën e tij, e ka bërë të papërgjegjshme dhe arrogante mazhorancën që kontrollon gjithçka.

Së fundmi, hiqeni nga mendja se ndonjë opozitë e vërtetë do ta çmontojë këtë të keqe të madhe. Edhe nëse kjo do të mund të ndodhte një ditë, kjo nuk do të ishte për meritë të opozitës reale, duke qenë ndërkohë kjo një fitore e hidhur dhe e përkohshme në kurriz të shqiptarëve, që duhet të ndërgjegjësohen tani dhe pa asnjë vonesë se gradualisht me largimin e të rinjve, trurit e profesionistëve, opozita veçse dobësohet dhe shqiptaria po shuhet, duke e çuar atë drejt fshirjes nga harta e globit dhe shqiptareve po iu jepet mundësia të shpërndahen nëpër botë duke mbetur fatkeqësisht ndoshta edhe pa atdhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.