Ekonomia

Organizohet ceremonia e Festës së Verës në Prespë

Sot në Prespë (Korçë) u organizua Festa e Verës, prodhim tradicional i kësaj Zone të Mbrojtur me një shije të veçantë.

Ceremonia ishte e organizuar nga administrata e Bashkisë, ku ishin të pranishëm drejtues të saj, banore të zonave përreth, nxënës shkollash si dhe grupe folklorike.

Në festime mori pjesë dhe një përfaqësi nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, drejtuar nga Zamir Dedej, nga i AdZM e Korçës, drejtuar nga Mihallaq Qirjo etj.

Grupi folklorik i Prespes dha një shfaqe me këngë dhe valle të zonës. Gjatë ceremonisë, Dedej u shpreh se ”është në vizionin e AKZM-së pjesëmarrja në festat lokale me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit vendas për mbrojtjen e këtyre zonave dhe vlerave të tyre”.

Festa u shoqërua edhe me një panair me prodhime të zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button