🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▲ +0.99% ETH $2,010 ▲ +1.05% XRP $1.3368 ▲ +0.7% SOL $82.9400 ▲ +0.45%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE importon 8.5 mln euro energji për majin, Devoll Hydropower skualifikohet në fazën e parë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë  (OSHEE) finalizoi procedurat e tenderimit për importin e energjisë që i duhet vendit për të plotësuar konsumin e brendshëm gjatë muajit maj, duke shpallur fituese 7 kompani.

Totali i energjisë elektrike i kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për muajin maj është 186,000 Mwh dhe e konvertuar në vlerë monetare 8,561,170 euro (vlera pa TVSH), me çmim mesatar prej 46 E/Mwh. Kontratat me kompanitë fituese janë nënshkruar përpara datës 30 Prill 2017 sipas kushteve të përcaktuara në ftesat për pjesëmarrje. Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë Danske Commodities, NoaEnergyTrade, EFT AG, Grid Energy, GSA shpk, GEN-I Tirana sh.p.k dhe AXPO doo Beograd do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a., sipas kontratave përkatëse dhe kushteve të përcaktuara.

Para se të zhvillonte garën e importit të energjisë, OSHEE realizoi komunikimin me shoqërinë KESH sh.a. Nga parashikimi i ngarkesës totale në rrjetin e shpërndarjes, duke zbritur parashikimin e prodhimit të energjisë së prodhuar nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike dhe parashikimin e prodhimit e KESH sh.a, u pa një hendek 186,000 Mwh për të përmbushur kërkesën.

Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dhe/ose prodhuese, komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqëritë që shprehën interes në datën 25.04.2017, ishin shoqëria GEN-I Tirana sh.p.k, Shoqëria AXPO d.o.o, Shoqëria GSA sh.p.k., Shoqëria EFT AG, Devolli Hydropower – Statkraf, NOA EnergyTrade, DanskeCommodities dhe GRID Energy.

Duke qenë se nga ofertat e ardhura në fazën e parë, nuk ishte arritur sigurimi i sasisë së kërkuar për të optimizuar portofolin ekonomik të OSHEE sh.a., Komisioni i Blerjes vendosi të negociojë me të gjitha kompanitë për të rritur sasitë dhe për të ulur çmimin për njësi, bënë me dije burimet zyrtare të OSHEE-së.

Duke qenë që sasia e kërkuar në fazën e dytë u plotësua subjekti “Devolli Hydropower – Statkraf” u skualifikua që në fazën e dytë të negocimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.