OST aplikon për rritjen e çmimit të energjisë, pritet vendimi nga ERE
Siç ishte përfolur dhe më parë, çmimi i energjisë elektrike ka gjasa të rritet, ndaj dhe tarifat për konsumatorët do të ndryshojnë. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka aplikuar sot për rritjen e energjisë elektrike, duke dorëzuar kështu kërkesën pranë Entit Rregullator të Energjisë.
Në kërkesën e paraqitur, parashikohet të ketë një rritje me 10% të tarifës së transmetimit. Ndërsa pritet që të dorëzohet dhe kërkesa nga anë e KESH dhe OSHEE. Pasi të dorëzohen të gjitha këto kërkesa, vendimi për rritjen apo jo të çmimit të energjisë i takon Entit Rregullator të Energjisë.
Tema:
headlines



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.