Ekonomia

OST raporton 8 milionë euro fitim në gjashtëmujorin e pare të vitit

Operatori i Sistemit të Transmetimit raportoi 1.1 miliardë lekë ose 8 .3 milionë euro fitime në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shifra u publikua nga kompania në kuadër të veprimtarisë financiare të 6-mujorit të parë.

Kjo shumë është e barabartë me krejt vlerën e fitimeve që OST-ja realizoi përgjatë vitit 2015. Gjithashtu sipas bilancit të kompanisë mësohet se janë ende pa u arkëtuar rreth 8 miliardë lekë detyrime, teksa shihet se detyrimet kompanisë për tu paguar i kalojnë të 30 miliardë lekët.

OST do të mund të forcojë edhe me tej pozitat e tregut pasi tashmë ka marrë ligjërisht edhe funksionet e një burse energjise.

Sipas rregullave të reja Operatori i Tregut (OST) është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella, për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike.

OST –ja do të jetë përgjegjës për organizimin dhe administrimin e likujdimeve dhe pagesave të energjisë elektrike mes pjesëmarrësve të tregut për tregun balancues. Gjithashtu me modelin e ri të tregut të energjisë OST do të organizojë një proces që gjithë palët të përmbushin Rregullat e Tregut.

ST do të mbajë llogaritë në emër të palëve tregtare për energjinë balancuese dhe shërbimet e siguruara nga OST-ja. Do të menaxhojë procesin e deklarimit të likuidimeve dhe do të sigurojë informacion tregu Rregullave të Tregut.

Në fakt këto funksione ishin projektuar të kryheshin nga Bursa e Energjisë sipas projektmodelit të tregut të energjisë nga qeveria shqiptare. Mirëpo krijimi i një bursë të posaçme për energjinë kërkon angazhim ekstra dhe këto funksione do të kryejë OST-ja pasi shumë shpjet 85 konsumatorë të konsumit 35 kilovolt do të do të furnizohen në mënyrë të pavarur në tregun e energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button