Kosova

Pacolli: Kosova hyn fuqishëm në axhendën e presidentit Trump

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, duke komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, thotë se Kosova fuqishëm hyn në axhendën dhe planet e Presidentit Donald Trump.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt.

Postimi i plotë i Pacollit:

Të dashur miq,  

Ashtu siç ju kam thënë, Kosova mund të ndihet komode me Presidentin e ri të ShBA, Donald Trump.

 Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në axhendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohet nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.

 Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës”, ka shkruar Pacolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button