Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,583 ▼0.49%
DOW 51,908 ▼0.98%
NASDAQ 26,011 ▼0.67%
NAFTA 103.76 ▲2.34%
ARI 4,324 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,137 ▼ -3% ETH $2,428 ▼ -3.01% XRP $1.3962 ▼ -0.14% SOL $99.6600 ▼ -1.88%
S&P 500 7,583 ▼0.49 % DOW 51,908 ▼0.98 % NASDAQ 26,011 ▼0.67 % NAFTA 103.76 ▲2.34 % ARI 4,324 ▼0.64 % S&P 500 7,583 ▼0.49 % DOW 51,908 ▼0.98 % NASDAQ 26,011 ▼0.67 % NAFTA 103.76 ▲2.34 % ARI 4,324 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe KLP kundër projektligjit të propozuar nga mazhoranca: Nuk përmbush standardin kushtetues

Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kundërshtuar formulën e propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e pagave të magjistratëve, duke argumentuar se rritja e parashikuar nuk përmbush standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Sipas draftit të propozuar nga deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli, parashikohet rritja e koeficientit të pagës referuese bazë për magjistratët nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës.

Në qëndrimet e paraqitura në Komisionin e Ligjeve lidhur me projektligjin, të dy institucionet kërkojnë rishikimin e formulës së re, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e përcaktimit të pagës referuese dhe efektin real që do të ketë ndryshimi i propozuar në nivelin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, deklaroi se rritja e parashikuar, sipas informacionit të marrë nga Këshilli, është minimale dhe nuk reflekton standardin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas saj, ndërhyrja në sistemin e pagave duhet të shfrytëzohet për të krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, dhe jo thjesht për të përmbushur në mënyrë formale një detyrim të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

“Këshilli ka vlerësuar se, një ndërhyrje në sistemin e pagave të magjistratëve, duhet të shihet si oportunitet për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, jo thjesht një ndërhyrje për të përmbushur vetëm formalisht detyrimin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Kushtetueses kërkon që zgjidhja ligjore të shmangë jo vetëm një uljen nominale të pagës, por edhe çdo formë të uljes së fshehtë apo ngritjes së saj, duke ruajtur përshtatshmërinë e trajtimit financiar me rëndësinë e funksionit.

Këshilli çmon se projektligji duhet të rishikohet në tërësi në mënyrë që të sigurojë jo vetëm korrigjimin e pagës referuese bazë, por edhe një mekanizëm që duhet të jetë i qartë, objektiv, i parashikueshëm për përshtatjen e saj me zhvillimin e pagave në vend si dhe kritere transparente. Një kërkesë që buron nga detyrimi për zbatimin efektiv të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në referim të atij informacioni që kemi marrë për një rritje 0.02%, pra një rritje që është minimale krahasuar me atë që ka përllogaritur vetë Këshilli, do të thoja se ka një diferencë shumë të madhe. Nuk reflekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe standardin që vetë referimi i pagave ka bërë për sistemin e administratës shtetërore”, u shpreh Bogdani.

Edhe Gjykata e Lartë ka shprehur rezerva për formulën e propozuar, duke theksuar se Kuvendi ka detyrimin të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se zgjedhja e mekanizmit të ri nuk mund të çojë në një rezultat që bie ndesh me standardin kushtetues.

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, tha se ndërhyrja ligjore është e nevojshme, por theksoi se çështja kryesore është nëse formula e propozuar garanton zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

“Gjykata e Lartë e vlerëson të nevojshme ndërhyrjen ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çështja nuk është nëse Kuvendi duhet të ndërhyjë, por nëse zgjidhja e propozuar realizon standardet detyruese që lindin nga vendimi i Kushtetueses, i cili nuk përbën orientim, por detyrim për ligjvënësin. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar papajtueshmërinë e skemës ekzistuese dhe ka përcaktuar edh enjë afat për ndërhyrjen e Kuvendit. Projektligji duhet vlerësuar si një zbatim i një vendimi përfundimtar dhe detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Problemi kryesor është paga referuese prej 0.38% të pagës së Presidentit.

Gjykata e Lartë nuk e kundërshton në parim mundësinë që ligjvënësi të zgjedhë një referencë të re, por problemi qëndron te rezultati konkret i formulës së propozuar. Gjykata e Lartë propozon që ligji të mos fiksojë apriori koeficienti 0.38% por të përcaktojë një mekanizëm që garanton zbatimin e standardit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ruajtjen reale të nivelit të pagës. Kuvendi ka hapësirë për të zgjedhur formulën, por jo për të mos zbatuar standardin kushtetues. Ligji i ri duhet ta zgjidhë çështjen për të ardhmen, por pa fshirë pasojën e vendimit të Kushtetueses. Qëllimi nuk është miratimi i një ligji, por miratimi i një ligji që zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Panda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.