☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,696 ▲ +0.98% ETH $2,264 ▲ +0.9% XRP $1.2549 ▲ +0.11% SOL $96.0900 ▲ +0.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

Në Komisionin e Ligjeve u zhvilluan këtë të martë dëgjesa me krerët e institucioneve të drejtësisë, të cilët kundërshtuan formulën e propozuar nga Partia Socialiste për pagat e magjistratëve.

Debati lidhet me ndryshimet e propozuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku mazhoranca parashikon një rritje prej 5.5% të pagave. Propozimi ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë, por është kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë.

Ngërçi i krijuar rreth pagave dhe formula e propozuar nga PS kanë sjellë debate të forta mes përfaqësuesve të drejtësisë dhe deputetëve të opozitës e mazhorancës.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e konsideron rritjen e propozuar minimale krahasuar me atë që vetë Këshilli ka përllogaritur për pagat e anëtarëve të tij.

“Rritje minimale krahasuar me atë që përcakton apo ka përllogaritur vetë Këshilli për pagat e anëtarëve të vet. Do të thoja që është një diferencë e madhe.”

Edhe përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë u shpreh kundër formulës së propozuar, duke theksuar se problemi nuk qëndron te zgjedhja e një reference nga ligjvënësi, por te rezultati që prodhon formula.

“I qëndrojmë parimit që nuk kundërshtohet mundësia që ligjvënësi të zgjedhë një referencë, por problemi qëndron te rezultati konkret i formulës së propozuar. Ne insistojmë në atë që referenca duhet të lidhet me një pagë e cila rritet herë pas here. Sepse kështu do të ruhet niveli i mbrojtjes financiare të magjistratëve.”

Më i ashpër në qëndrimin e tij ishte zv/kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, i cili kritikoi mungesën e konsultimit me gjyqtarët dhe paralajmëroi një përplasje të re mes pushteteve.

“Është i pakonsultuar me grupin, sepse nuk konsultohet ligji tre ditë para se të kalojë në Parlament. Miratimi i këtij ligji do të sjellë një përplasje tjetër mes dy pushteteve. Ne nuk kemi ekskluzivitetin e të drejtës, por ne po respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Hoxha theksoi po ashtu se nëse ligji miratohet në këtë formë, magjistratët mund t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese, çka, sipas tij, mund të sjellë pasoja financiare për buxhetin e shtetit.

“Mbi të gjitha, do të sjellë rëndim të buxhetit të shtetit, sepse magjistratët do të shkojnë në Kushtetuese të kërkojnë zbatimin e vendimit dhe gjasat janë, pa bërë profetin, që vendimi do të jetë i njëjtë.”

Ai kërkoi që drafti të rikthehet për konsultim më të gjerë, duke thënë se gjyqtarët kanë edhe një propozim konkret për zgjidhjen e problematikës.

“Ligji i ri duhet të kthehet, t’i nënshtrohet një konsultimi më të gjerë. Mua më vjen turp se unë jam student i profesor Pandës (Ilir Panda), dhe paga ime është më e lartë se paga e tij, ai është anëtar i Gjykatës së Lartë! Ne kemi gati një material që mund ta rregullojë këtë problem.”

Në fund, Hoxha u shpreh se është i gatshëm për dialog me mazhorancën, por theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jetë objekt negocimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.