Kronika

Paketa antikorrupsion, Çuçi: Mbi 500 zyrtarë nën hetim, duhet bashkëpunim institucional

Paraditen e sotme është zhvilluar në Tiranë një takim mbi paketën antikorrupsion ku kanë qenë të pranishëm krerë të institucioneve të ndryshme dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

bledi-cuci-320x222Në fjalën e tij ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të tregojnë vullnet në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa ka bërë të ditur se shumë zyrtarë të lartë janë nën hetim.

“Ka një numër të lartë zyrtarësh të referuar në organet e hetimit, 535 të tillë,  mes të cilëve një numër i latë zyrtarësh të lartë të akuzuar për korrupsion. Duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit të japë fryte”, tha Çuçi.

Ndërkohë, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka nënvizuar se korrupsioni është një problem i cili nuk mund të injorohet, ndërsa ka premtuar se BE do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë në luftën ndaj këtij fenomeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button