Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲0%
ARI 4,107 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,334 ▲ +1.29% ETH $1,877 ▲ +2.17% XRP $1.0811 ▲ +2.78% SOL $73.6400 ▲ +3.44%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲0 % ARI 4,107 ▲0 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲0 % ARI 4,107 ▲0 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Bota

PAKISTAN – Të paktën 14 të vrarë, disa të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në veriperëndim të vendit

ISLAMABAD, 2 gusht /ATSH-DPA/- Të paktën 14 persona, mes tyre pesë policë, u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën sot në një sulm vetëvrasës gjatë një tubimi publik në veriperëndim të Pakistanit, në mes të një vale të re dhune që ka përfshirë vendin.

Shpërthimi ndodhi në zonën Kabal, në luginën Swat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, përpara një stacioni policie, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së aktivitetit militant në rajon.

Zëdhënësi i shërbimit provincial të emergjencës, Bilal Faizai, tha se mes viktimave ndodhen pesë efektivë policie, ndërsa të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur.

Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se një folës po mbante fjalimin e tij kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, duke shkaktuar panik mes pjesëmarrësve.

Sipas një zyrtari lokal të policisë, autori i sulmit hodhi veten në erë pasi iu kërkua t’i nënshtrohej një kontrolli sigurie përpara stacionit të policisë.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif e dënuan ashpër atentatin.

Në një deklaratë, Zardari tha se “terroristët nuk do të kenë kurrë sukses në përpjekjet e tyre të liga për të dëmtuar paqen, unitetin kombëtar dhe autoritetin e shtetit”.

Lugina e Swatit ishte nën kontrollin e talebanëve nga viti 2007 deri në vitin 2009, përpara se ata të dëboheshin nga një ofensivë ushtarake.

Rajoni është gjithashtu vendlindja e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai, e cila u qëllua nga një militant taleban në vitin 2012, kur ishte adoleshente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.