Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.36 ▲3.38%
ARI 4,543 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,750 ▲ +1.04% ETH $2,026 ▲ +1.95% XRP $1.3236 ▼ -0.38% SOL $82.4900 ▲ +1.17%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.36 ▲3.38 % ARI 4,543 ▼0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.36 ▲3.38 % ARI 4,543 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Pakistan, vala e të nxehtit vret 450 persona; qeveria merr masa të jashtëzakonshme

Kryeministri i Pakistanit ka kërkuar marrjen e masave emergjente për shkak të të nxehtit të lartë në provincën jugore Sindh, që ka marrë 450 jetë njerëzish.

Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave deklaroi se ka marrë urdhër nga Nawaz Sharif që të ndërmarrë masa efikase dhe imediate ndaj situatës.

Në kuadër të masave është angazhuar edhe ushtria, e cila ka ngritur disa qendra të vogla mjekësore për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se shumë vdekje janë regjistruar në qytetin më të madh të vendit, Karaçi, që në ditët e fundit ka përjetuar temperatura që kanë arritur deri në 45 gradë Celsius.

Ndërkohë, disa qindra pacientë që po vuajnë efektet e vapës së madhe po kurohen në spitalet shtetërore, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Situata ka bërë që në vend të rritet kërkesa për elektricitet, me qëllim përdorimin e ajrit të kondicionuar.

Moti i nxehtë nuk është i papritur gjatë muajve të verës në Pakistan, por zgjatja e mungesës së energjisë e ka përkeqësuar situatën, raporton i dërguari i BBC, Shahzeb Jillani.

Në disa pjesë të qytetit janë verifikuar protesta sporadike, me banorët që kanë fajësuar qeverinë dhe entin kryesor të energjisë, K-Electric, për dështim në shmangien e vdekjeve.

Kryeministri kishte njoftuar se nuk do të kishte ndërprerje të furnizimit me energji, por ato janë shtuar që nga fillimi i muajit të Ramazanit. Shumica e viktimave janë të moshuar nga familje me të ardhura të ulëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.