☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,655 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,394 ▲ +1.84% ETH $2,512 ▲ +0.28% XRP $1.4445 ▲ +2.16% SOL $109.5800 ▲ +7.92%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,655 ▼0.2 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,655 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Rubio: Trump preferon diplomacinë me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se presidenti Donald Trump “gjithmonë preferon diplomacinë dhe gjithmonë preferon të arrijë rezultat” lidhur me luftën kundër Iranit.

“Ka mesazhe dhe bisedime të drejtpërdrejta që po zhvillohen mes palëve brenda Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, kryesisht përmes ndërmjetësve”, ka thënë Rubio, sipas një parapamjeje të një interviste ekskluzive të publikuar në faqen e internetit të Al Jazeera-s.

“Regjimi iranian ka zgjedhur të shpenzojë pasurinë e vendit të tij për të mbështetur Hezbollahun, Hamasin dhe milicitë shiite brenda Irakut dhe për të kërcënuar pa nevojë fqinjët e tij”, ka thënë ai.

“Ne gjithmonë do ta mirëprisnim një skenar në të cilin Irani udhëhiqet nga njerëz me një vizion tjetër për të ardhmen, dhe nëse një mundësi e tillë paraqitet, ne do ta shfrytëzojmë atë”, ka shtuar Rubio.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, sipas autoriteteve iraniane.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.