Bota

Pako e dyshimtë në zyrën e Merkel në Berlin

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një pako e dyshimtë është gjetur në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, dhe për këtë zyra ka qëndruar e mbyllur.

“The Independent” raporton se një pamje nga vendngjarja tregon katër pako postare me ngjyrë të verdhë të braktisura në dëborë, para zyrës së kancelares në Berlin. Policia ka formuar perimetrin e sigurisë, teksa ka nisur hetimet për pakot e dyshimta.

“Ne po hetojmë për një pako të dyshimtë”, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane për Reuters. Megjithatë ai nuk ka bërë të ditur nëse është planifikuar ndonjë shpërthim i kontrolluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button