☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.78 ▲11.65%
ARI 4,697 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,944 ▼ -1.85% ETH $2,069 ▼ -3.57% XRP $1.3181 ▼ -2.27% SOL $79.1800 ▼ -4.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.78 ▲11.65 % ARI 4,697 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Palin mbështet Trumpin: Është njeriu që i duhet Amerikës

Ish-Guvernatorja populiste e Alaskës, Sarah Palin ka dalë në mbështetje të kandidatit republikan për Presidencën amerikane, Donald Trump.

Për votuesit, ky mund të duket një kombinim i natyrshëm edhe pse Palin nuk arriti të triumfonte në garën për Shtëpinë e Bardhë në 2008 kur kandidoi për postin e zv.Presidentes krah John Mçain, stili i saj, që tregoi se mund të bëhesh një kandidat i fortë duke shmangur detajet politike në favor të një gjuhe të thjeshtë, konsiderohet si një pararendës i suksesit të Trumpit.

Palin foli ne mbeshtetje te manjatit te pasurive te patundshme gjatë një aktiviteti elektoral në Ajoua.

“A jeni gati për dikë që do të sigurojë kufijtë, shtëpitë tuaja e do t’ju mundësojë vende të reja pune? A jeni gati të veproni për z. Trump? Unë jam këtu për të mbështetur Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, deklaroi Palin

Sipas saj, Trumpi ishte dikush që do të lejonte trupat amerikanë t’i tregonin vendin ISIS-it.

“Jemi gati për ndryshim”, vijoi ajo duke shtuar se biznesmeni është në një pozicion të përkryer për të mundësuar që Amerika të rifitojë lavdinë e saj.

Ndërkohë nga ana e tij, Trump, republikani i favorizuar nga sondazhet, tha në një deklaratë se ndihej krenar për mbështetjen e Palin. Pavarësisht largimit nga skena politike në favor të një karriere në media, Palin mbetet një zë konservator me shumë influencë.

Republikania kishte qenë guvernatore e Alaskës prej 2 vjetësh kur u zgjodh nga John Mçain për të garuar me të për Presidencën. Votuesit në Ajoua do të jetë të parët që do të shprehin vullnetin e tyre, lidhur me kandidatin e preferuar në garën presidenciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.