☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 96.72 ▼4.6%
ARI 4,758 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,781 ▲ +2.19% ETH $2,135 ▲ +3.93% XRP $1.3586 ▲ +2.93% SOL $83.9700 ▲ +1.1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 96.72 ▼4.6 % ARI 4,758 ▲1.7 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 96.72 ▼4.6 % ARI 4,758 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Paloka: Rama në Kinë si një baron droge. Kapardiset para shqiptarëve

paloka-pd-320x213Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kinë, është denoncuarr sot nga Partia Demokratike, jo më shumë për agjendën e punës apo objektivat e takimit, se sa për atë që PD-ja e cilësoi një skandal korrupsioni udhëtimin e tij me avion privat drejt Pekinit.

Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, e ka krahasuar kreun e qeverisë me një baron droge, duke iu referuar veshjes së tij jo zyrtare pas mbërritjes në aeroport dhe arrogancës së shfaqur para zyrtarëve homologë gjatë takimeve të punës.

Paloka e cilësoi udhëtimin me avion privat të Ramës si një abuzim financiar me fondet publike të shqiptarëve.

Ja deklarata për shtyp e Edi Palokës

“Edi Rama është përfshirë në një skandal korrupsioni duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat. Fluturimi i shtrenjtë është një abuzim me fondet publike, nëse është paguar nga taksat e shtetit. Dhe është një kompromentim i pastër, nëse është ofruar nga dikush, që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës.

Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të çdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit.

Ky është një abuzim financiar, kompromentim dhe korrupsion i pastër. Kapardisja prej baroni dhe fluturimi luksoz i Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me nevojat dhe kërkesat e vendit dhe të qytetarëve.

Bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat. Mijëra vende pune po shkurtohen çdo ditë. Çmimet po rriten çdo ditë. Varfëria dhe pamundësia po godasin tavolinat dhe xhepat e shqiptarëve.

Ndërsa me dasmat, festat, udhëtimet dhe luksin ku janë zhytur, Rama me të tijtë, po dëshmojnë se nuk përfaqësojnë më asnjë qytetar të vendit. Për këtë ata janë dhe do të jenë çdo ditë nën gjykimin e sovranit, para të cilit do të përgjigjen dhe do të japin llogari”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.