Ekonomia

Panairet, evente të promovimit të biznesit dhe produkteve “Made in Albania”

-Prezantohet kalendari vjetor i panaireve-

 panairi klik1Ministria e Zhvillimit Ekonomik prezantoi kalendarin vjetor të panaireve 2015, si eventet që promovojnë biznesin vendas, forcojnë bashkëpunimin mes tyre dhe janë një vlerë e shtuar për njohjen produkteve “Made in Albania”.

Zv/ministrja e jashtme, Odeta Barbullushi, tha në fjalën e saj gjatë prezantimit të kalendarit se, sipërmarrja shqiptare ka nevojë për një diplomaci ekonomike.

Ndërsa zv.ministrja e Ekonnomisë, Brunilda Paskali, u shpreh se, biznesi shqiptare tashmë permes Panaireve, ka institucionalizuar modelin e promovimit, me nje format te standartiuzuar bashkohore.

Kalendari sjell në mënyrë të detajuar panairet që do të organizohen përgjatë vitit 2015. Qëllimi i organizimit të këtyre evenimenteve është njohja e publikut në qytete të ndryshme të vendit me produktet e prodhuara “Made in Albania” si dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes rajoneve shqiptare.

Të gjitha panairet në mbështetje të biznesit do të organizohen nga Qendra Kombëtare e Panaireve.
Sipas këtij kalendari, panairi i parë në këtë vit do të zhvillohet më datë 27 Shkurt në Tiranë, ndërkohë që panaire të tjera do të kenë shtrirje gjeografike si në Shkodër, Elbasan, Vlorë etj.

Kalendari vjetor i panaireve, botimin e të cilit QNK tashmë e ka kthyer në traditë, është një burim i larmishëm informacioni në shërbim të aktiviteteve ekonomike dhe një ndihmë e çmuar për veprimtaritë e marketingut, promovimit e menaxhimit në të gjitha nivelet, si dhe për misionet e biznesit dhe takime të rëndësishme mes këtij sektori.

Kalendari është i renditur sipas datave, muajve dhe qyteteve, ku në secilin prej tyre janë përfshirë panairet të ndarë sipas kërkesave dhe interesit qe kanë paraqitur bizneset organizatore. Ndërsa rëndësi të veçantë marrin organizimet e Panaireve në kryeqytet, ku Tirana kthehet në kryeqëndën e manifestimit të biznesit. Eventet çelen në 27 shkurt -1-mars 2015, me organizimin e Panarit të Festave, vijojnë në datën 14 mars me organizimin e Panarit të Verës në rrugën pedonale. Në datën 26-28 mars, në Pallatin e Kongreseve çelet Panairi i Ndertimit, në datën 24-27 prill vijon panari i Turizmit, në 14-17 maj Panairi i Entit Rural qe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, Panairi i Librit dhe në 11-15 nëntor, Panairi Ndërkombëtar i Biznesit nga data 21-24 nentor.

Kalendari i Panaireve, i koncepruar si gjithëpërfshirës, ka të renditur në axhendën e tij larmi aktivitetesh (ekspozita, panaire levizese) në te gjitha qytetet kryesore të vendit si, Fier, Berta, Vlore, Elbasan, Lac, Gjirokaster etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button