☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Panairi i Librit Akademik dhe Shkencor, tre ditë kushtuar kërkimit shkencor dhe botimeve të reja

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor u zhvillua në tre ditë, duke mundësuar jo vetëm ekspozimin e librit dhe promovime të botimeve të reja, por shërbeu edhe si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të rëndësishme më në fokus kërkimin shkencor. Në ditën e dytë të panairit u bë dhe prezantimi i botimeve të Institutit të Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua vepra e studiuesit akad. Adem Bunguri “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” (album), që përfaqëson për herë të parë një katalog dhe databazë të përkrenareve në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Më pas prof. dr. Lavdosh Jaupaj prezantoi studimin “Populations et Interactions Culturelles en Aire Illyro-Epirote du VIIe au IIIe siècle”, ndërsa prof. dr.

Lida Miraj prezantoi librin “Orpheus. The evolution of the myth and Orpheus mosaic of Dyrrachium”, i cili analizon zhvillimin e mitit të Orfeut dhe pasqyrimin e tij në mozaikun e Dyrrahut, duke kontribuar në thellimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore dhe artistike të rajonit. Ndërsa nga Instituti i Historisë pranë ASH, prof. asoc. Afrim Krasniqi paraqiti veprën “Marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë shek. XX (akte konference)”, studiueset Ledia Dushku dhe Sonila Boçi prezantuan “Rruga e shqiptarëve drejt pavarësisë dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit (akte konference)”, për të vijuar dhe me prezantimin e studimit “Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri 1944-1949” me autor prof. asoc. Gjon Boriçin. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë prezantoi tri vepra. Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe. Vëllimi IV”, u prezantua nga prof. asoc. Adelina Çerpja; prof. dr. Artur Lama prezantoi librin e prof. dr.

Tomorr Plangaricës, “Shkencat e ligjërimit dhe diskursi letrar (Variacione mbi një temë)”, librin e prof. asoc. dr. Evalda Pacit, “Letërsi e vjetër shqipe në kontekst ballkanik e evropian (shekujt XVI-XVII)” e prezantoi prof. dr. Merita Sauku Bruci. Panairi i 5-të në datat 22-24 prill u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.