Bota

Panama Papers: Miliarda në parajasat fiskale, akuzohen liderët botërorë

Një skandal me proporcione planetare trondit liderët dhe vip-at e botës. “Panama Papers”, miliona dokumenta që kanë origjinën nga një studio ligjore ndërkombëtare e specializuar në parajsa fiskale, hedhin hije dyshimi në pasuritë e të afërmve të liderëve si Vladimir Putin dhe të armikut të tij ukrainas, Petro Poroshenko. Tek familjarët e liderit kinez Xi Jinping dhe ata të mbretit saudit. Nga i ati, që ka vdekur, i David Cameron, tek biznesmeni Luca Cordero di Montezemolo, duke kaluar nga bankat italiane, nga kryeministra dhe të afërmit e tyre, tek kriminelët, personazhe të spektaklit dhe të sportit si Leo Messi dhe Michel Platini, tek funksionare të shërbimeve sekrete dhe persona të tjerë të famshëm.

Në këtë investigim kolosal janë përfshirë 307 reporterë të “International Consortium of Investigative Journalists”, që për muaj të tërë kanë shqyrtuar këto dokumenta, duke zgjeruar rrethin e të dyshuarve dhe vendeve të cilave u përkasin.

Kështu gazeta italiane “Espresso” përmend Montezemolo, sipërmarrësin Giuseppe Donaldo Nicosia që është i përfshirë në një hetim për mashtrim, Marcello-n e UTRI, ish-piloti i Formula 1 Jarno Trulli madje edhe banka si UBI apo Unicredit. Nga ana tjetër, e përditshmja izraelite “Haaretz” citon disa nga sipërmarrësit më të pasur dhe më influent në Izrael.

Në këto dokumente gjenden gjithashtu edhe 33 kompani dhe individë të përfshirë në litën e zezë të SHBA-së, për afera me proanrët meksikanë të drogës, organziata të konsideruara terroriste si Hezbollahu shiit libanez dhe me vende si Korea e Veriut apo Irani.

Por në listën e gjatë të emrave të përfshirë në skandalin e parajsave “off-shore” që janë zbuluar nga dokumentat “Panama Papers” gjenden edhe persona të afërt ose familjare të presidentit sirian Bashar Al Asad, të presidentit që ka vdekur Moamar Gadafi dhe ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, raporton BBC-ja.

Kjo listë zgjatet nga momenti në moment me emra nga politika, spektakli dhe sporti. Mes të tjerësh gjendet edhe emri i presidentit të Argjentinës, Mauricio Macri dhe të të afërmve të presidentit zarbaxhanas, Ilham Aliyev.

Këto zbulime gjenden në miliona dokumenta të përgatitura nga një studio ligjore jo shumë e dëgjuar, “Mossack Fonseca”, por me seli në Majemi, Hong Kong, Zyrih dhe 35 vende të tjera. Këto dokumenta i janë dhënë fillimisht gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung” dhe më pas kjo i ka shpërndarë në media të ndryshme ndërkombëtare mes të cilave britaniket “Guardian” dhe BBC, francezet “Le Monde” dhe “France 2” dhe italiania “L’Espresso

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button