🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,129 ▲ +0.4% ETH $2,052 ▼ -0.28% XRP $1.3159 ▲ +0.01% SOL $80.1400 ▲ +0.16%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

“Panamaja”, hetimi nga Gjermania ka nisur prej një viti

Prokurorët gjermanë të North Rhine-Westphalia i kanë nisur më shumë se një vit më parë hetimet mbi bizneset e dyshimta të “Mossack Fonseca”-s.

E përditshmja që zbuloi e para rrënjët e skandalit, “Süddeutsche Zeitung”, dhe televizioni publik “NDR” thonë se, emri i firmës ligjore panameze ishte shfaqur në mesin e dokumenteve, që prokurorët i kanë blerë sipas tyre në formë “CD”-je nga një burim anonim për gati një milion euro.

E ndërsa rrjedhja aktuale e të dhënave është ndjeshëm më e madhe sesa informacionet që përmban ajo CD, ato mjaftuan për autoritetet gjermane që të nisnin nga ana e tyre një hetim mbi “Mossack Fonseca”-n. Hetimi vazhdon, por për momentin nuk është e qartë nëse do të dalin në dritë prova të mjaftueshme, për të ngritur një aktpadi zyrtare ndaj studios ligjore, që në fokus të saj ka ngritjen e kompanive “offshore”.

Firma vet mohon çdo aktivitet të paligjshëm e ka dorëzuar edhe një ankesë zyrtare. “Askush nuk flet për vjedhjen e dokumenteve tona, e ky është i vetmi krim që është kryer në këtë rast”, deklaroi të martën Ramon Fonseca, i cituar nga agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

Fonseca shtoi se, firma ka verifikuar të dhënat teknike e ka dalë në përfundimin se, shkelja e sigurisë ka ardhur prej serverave nga jashtë vendit. Nga sa pohoi ai vet për “Associated Press”, shenjat janë se vjedhja mund ta ketë origjinën në Europë.

Që nga shpërthimi i skandalit, studioja ligjore dhe qeveria panameze e kanë theksuar në më shumë se një rast, që kompanitë “offshore” nuk janë të paligjshme dhe se, “Mossack Fonseca” nuk mban përgjegjësi për mënyrën sesi janë përdorur ato nga klientët e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.