Ekonomia

Panariti në Mal të Zi, takon homologun Ivanoviç

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij malazez, Petar Ivanoviç, në Podgoricë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe vullneti për t’i thelluar më shumë. Të dy palet ranë dakort që marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave të nënshkruhet gjatë ardhjes se ministrit malazez në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe të organizohen takime të regullta midis dy vendeve në fushën e administrimit më efiçent të ujërave.

Gjithashtu, diskutuan për një marrëveshje për menaxhim të integruar të pikave të kontrollit kufitar, duke filluar me njohjen reciproke të çertifikatave fitosanitare dhe veterinare dhe për nevojen në rritje e këmbimit të eksperiencave në nivel akademik.

Panariti dhe Ivanovic gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për kontrollin e mbetjeve dhe njoftimit reciprok të vendeve respektive për analizat ushqimore të produkteve që levizin në të dyja anët e kufirit.

Ministri Panariti theksoi gjithashtu fakti se përvoja e Malit të Zi në përmbushjen e kushteve për integrimin europian, do të shërbejë si pikë referimi sidomos përsa i përket kapitujve 11, 12 dhe 13.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button