Ekonomia

Panariti: Produktet sipas standardeve të BE-së, mund të eksportohen në Shqipëri

Ministri-Edmond-Panariti-466x350Të gjitha produktet bujqësore, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin mund të eksportohen pa asnjë problem në Shqipëri.
Kështu pohoi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti pas një vizite në AVUK, ku u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, të miellit.
Sipas Agjencisë KosovaPress, Panariti tha se “deklaratat e tij për miellin e importuar, të cilin e ka quajtur krunde, janë keqinterpretuar dhe sipas tij, nuk do të këtë asnjë barrierë për importuesit kosovar të miellit, të cilët i plotësojnë standardet e BE-së”.
Ministri Panariti në një intervistë për KosovaPress pak ditë më parë deklaroi se mielli që hyn në Shqipëri duhet të ketë 12.5% proteina, në të kundërtën, sipas tij, nuk është miell, por krunde.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button