⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.42 ▼1.17%
ARI 4,201 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,428 ▼ -0.4% ETH $2,494 ▼ -2.73% XRP $1.3963 ▼ -1.45% SOL $110.4800 ▼ -4.55%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.42 ▼1.17 % ARI 4,201 ▲1.05 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.42 ▼1.17 % ARI 4,201 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Sporti

Paolo Maldini joshet nga Fenerbahçe, propozon dy trajnerë italianë për ekipin turk

Ish-drejtori teknik i Milanit ka takuar kandidatin për president të klubit të njohur dhe gjithçka duket e hapur.

Së fundi i ka dalë emri te kombëtarja e Italisë për ciklin e saj të ri, por Paolo Maldini lakmohet edhe jashtë vendit të tij. Ish-drejtori teknik i Milanit, peng i tifozëve kuqezi, është në shënjestrën e Fenerbahçes, që duket se ka bërë hapat e parë konkretë.

Sipas “Fanatik”, Maldini është takuar me Hakan Safi, kandidatin për president të Fenerbahçes. Ky i fundit, gjithmonë sipas portalit turk, kërkon t’ia besojë Paolo Maldinit drejtimin teknik të klubit.

Nëse palët arrijnë një marrëveshje, atëherë Maldini do të dëshironte një trajner italian në krye të skuadrës turke. Emrat e preferuar, sipas “Fanatik”, janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Profili i Conte-s është natyrisht ai që bën më shumë bujë, edhe pse trajneri aktual i Napolit është në orbitën e kombëtares “axurre”.

Për Paolo Maldinin foli së fundi edhe Leonardo: “Paolo është një figurë që duhet të jetë në botën e futbollit. Mendoj se është një figurë e kompletuar prej kohësh. Ka qenë drejtues në nivel të lart te skuadra, ku ka kaluar 30 vite të jetës. Jam I sigurt se ka ende shumë për të dhënë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.