☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,854 ▼ -0.22% ETH $1,918 ▲ +0.12% XRP $1.0389 ▲ +0.47% SOL $76.4100 ▲ +2.26%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Burime: Nga Brukseli pritet “tym i bardhë” për Shqipërinë! Vendet e BE drejt konsensusit për IBAR

Tym i bardhë’ pritet ditët e ardhshme nga Brukseli për miratimin IBAR-it dhe qëndrimit të përbashkët të vendeve anëtare, në të cilin përcaktohen piketat përmbyllëse të bisedimeve pë anëtarësim. Burime nga Këshilli i BE-së, i thanë Report Tv se pas diskutimeve 2 mujore në Bruksel, ka optimizëm se së shpejti vendet anëtare do të arrijnë konsensusin mes tyre, duke i hapur rrugë fazës së mbylljes së kapitujve negociues.

***

Në Këshillin e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare, kanë bërë përparim të mirë në diskutimet për ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim dhe se së shpejti mund të arrijnë një konsensus mes tyre. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht për Report Tv nga një burim brenda Këshillit të BE.

Në fund të muajit shkurt Komisioni Europian i dorëzoi vendeve anëtare raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR, i cili përfshin fusha delikate si sundimi i Ligjit e drejtësia. Për Komisionin e Europian Shqipëria i ka përmbushur detyrimet.

Diskutimet e vendeve anëtare, të përfaqësuara në Grupin e punës për Zgjerimin, COELA, janë përqëndruar në hartimin e qëndrimit të Përbashkët të ndërmjetëm, i cili do të përcaktojë piketat e reja për fazën përmbyllëse të procesit të bisedimeve. Javën e shkuar më 12 maj, u zhvillua takimi i radhës.

“Është arritur përparim i mirë në mbledhjen e fundit të COELA-s mbi draftin e ndërmjetëm të Pozicionit të Përbashkët të BE-së (EUCP) për grupkapitullin 1. Qëndrimet e shteteve anëtare janë afruar mbi tekstin, por ende nuk është arritur konsensus. COELA do t’i rikthehet kësaj çështjeje të martën e ardhshme, më datë 19 maj, dhe ekziston një optimizëm i kujdesshëm se një marrëveshje mund të arrihet relativisht shpejt në ditët në vijim”, thotë Këshilli i Bashkimit Evropian.

Që nga muaji mars, kur u zhvillua dhe mbledhja e parë e Coela-s për Shqipërinë, ka patur disa takime të tilla mes vendeve anëtare dhe Komisionit europian. Një proces i cili zgjoi në Shqipëri dilema dhe hamendësime, sidomos nga opozita, për ngecje apo deri dhe ngrirje të procesit të anëtarësimit, kryesisht lidhur me refuzimin e SPAK për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Por, për Report Tv, Këshilli shpjegon se bëhet fjalë për diskutime jo të lehta, e që duan kohën e tyre.

“Në të tilla raste të ngjashme kërkohen gjithmonë diskutime të gjata dhe të vështira. Nuk është e lehtë të arrihet dakordësi mes të 27 shteteve anëtare për një tekst të përbashkët, ndaj periudha prej dy muajsh duket krejt normale”, thotë Këshilli i Bashkimit Evropian.

Shqipëria hapi në një kohë rekord të gjithë grupkapitujt e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian. Miratimi i IBAR-it është pengesa e fundit për t’u kapërcyer, në mënyrë që procesi i negociatave të hyjë në fazën e mbylljes së grupkapitujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.