Kosova

Paralajmërimi i Vuçiç: Situata e Kosovës do të zgjidhet në mënyrën më të ashpër

Aleksandër Vuçiç ngjall shqetësim me deklaratën e fundit. Presidenti serb u shpreh se “druhet që situata mes Kosovës dhe Republikës Serbe do të vendoset në një mënyrë gjithnjë e më të ashpër në periudhën e ardhshme”.

Këtu, nënvizoi se ekziston synimi që Marrëveshja e Ohrit të përfshihet në kapitullin e negociatave, që ka të bëjë me dialogun dypalësh.

“Do t’ju shpjegoj se me çfarë teknike ata duan të arrijnë qëllimin e tyre. Që Marrëveshja e Ohrit të pranohet në tërësi me pëlqimin e Serbisë edhe me pjesët që ne i refuzuam, të cilat kanë të bëjnë me Kombet e Bashkuara, agjencitë, institucionet dhe organizatat në OKB, duan që ajo të jetë pjesë e kapitullit, dhe më pas të bëjnë një raport të posaçëm të BE-së i cili do të përcillet në OKB, dhe për këtë as nuk duhet të na pyesin”, u shpreh ai për televizionin serb “TV Happy”.

Nëse dokumenti bëhet pjesë e dokumentacionit të Kombeve të Bashkuara, shumë vende të tjera mund t’i referohen atij, shtoi Vuçi;, sipas të cilit, në momentin që ai do të refuzojë si gjëja më e logjikshme që mund të bëjë, atëherë ata do të thonë “është Vuçiçi që po i krijon problemet, merruni me të”.

Kreu i shtetit serb pretendon më tej se do të ketë kërcënime.

“Ata që janë skifterët kundër Serbisë do të jenë edhe më të egër, siç është Viola von Cramon, me të gjithë të tjerët që po vijnë të “na shesin mend”, të na shpjegojnë se kjo apo ajo nuk është zgjedhje e mirë, se këtu nuk ka demokraci, dhe se ata janë demokratë të mëdhenj. Dhe këtë do ta bëjnë deri në zgjedhjet e majit”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button