Bota

Parashikimi i Greenspan: Greqia do të largohet nga euro, dhe monedha do të shembet

gris[anNë një vlerësim të zymtë të ardhmen e Evropës, Greenspan, një nga politikëbërësit më me ndikim të kohëve moderne, tha se ishte “vetëm një çështje kohe”  që rënia e Greqisë të shkatojë kolapsin eventual të monedhës së vetme.
Në një intervistë për BBC, zoti Greenspan, i cili kryesoi banka qendrore amerikane për gati 20 vjet, tha: “Unë besoj se, Greqia do të largohet përfundimisht. Problemi është se nuk ka asnjë mënyrë që unë të besoj se euro do të vazhdojë, përveç nëse të gjithë anëtarët e eurozonës të integrojnë më shumë se sa politikat fiskale, cka duket e pamunduar aktualisht”.
Greqia dëshiron të ri-negociojë shpëtimin e saj, por zoti Greenspan tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të zgjidhet nëse  Greqia nuk del nga zona euro”.
Alan Greenspan ka qenë prej kohësh një kritik i monedhës së vetme evropiane. Tani, ish kryetari 88-vjeçar i Rezervës Federale të SHBA ka përsëritur një kërkesë që asgjë më pak se, bashkimit i plotë politik – ndryshe, (Shtetet e Bashkuara të Europës), mund të shpëtojë euron nga shfarosja.
Por, Greenspan ka gabuar më parë në parashikimet e tij. Ai tha se, tregjet (dhe bankat në veçanti) gjithmonë veprojnë në mënyrë racionale dhe parandalojnë humbjet shkatërruese që vijnë nga krizat. Por kriza financiare ka ndodhur në vitin 2008  që zhyti botën në një recesion masiv, bëri që të pranojë gabimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button