Europa
Paris, rihapet kafeneja ku u vranë 5 persona më 13 nëntor
Tri javë pas sulmit terrorist, kafeneja “La Bonne Biere” në Paris sot ka hapur sërish dyert për klientët.
“Është koha të bëhemi sërish bashkë e të ecim përpara, që të mos harrojmë kurrë”, thanë pronarët.
Kafeneja, ku u vranë pesë persona nga plumbat e njërit prej atentatorëve, bëhet i pari objektiv i sulmeve që i rikthehet aktivitetit normal pas ngjarjes së 13 nëntorit.