☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 100.06 ▲2.24%
ARI 4,768 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,751 ▲ +0.68% ETH $2,194 ▲ +0.48% XRP $1.3405 ▲ +0.4% SOL $83.3800 ▲ +1.14%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 100.06 ▲2.24 % ARI 4,768 ▼1.03 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 100.06 ▲2.24 % ARI 4,768 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Parlamentarët shqiptarë vizitojnë Bundetsagun, Pfeiffer: Perspektiva e Shqipërisë, BE

Delegacioni shqiptar merr mbështetjen e Gjermanisë në rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë,  si dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu deklaroi Joachim Pfeiffer, anëtar i parlamentit gjerman në grupin e CDU/CSU në takim me delegacionin shqiptar.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët Ervin Bushat, Blerina Gjylameti, zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo si dhe zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, nisi një vizitë zyrtare në Bundestag dhe Qeverinë gjermane.

Delegacioni shqiptar zhvilloi një  takim me Joachim Pfeiffer, anëtar i parlamentin gjerman në grupin e CDU/CSU.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapërgatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t’i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK.

Çështja e dytë e ngritur në takim, nga Balla, ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e përgatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.

“Lufta ndaj krimit të organizuar ishte çështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos për sa i përket kultivimit të kanabisit. Shembull i qartë i kësaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurt në Evropë”, tha ai.

Nga ana e tij, deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja.

Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizmit dhe agro-kulturës.

Ai theksoi, se perspektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Evropian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.

Në fund të takimit zoti Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.

Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agro-kulturës, infrastrukturës do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.