Parlamenti iranian mbështet marrëveshjen nukleare
Parlamenti iranian aprovoi marrëveshjen për programin bërthamor, të arritur me 6 fuqitë botërore. Ujdia u miratua me 161 vota në favor, 59 kundër dhe 13 abstenim, siç bëri me dije agjencia zyrtare e lajmeve Irna.
Gjithsesi parlamenti këmbënguli se inspektorët ndërkombtar duhet të kenë qasje të kufizuar në zonat ushtarake. Marrëveshja, e arritur në muajin korrik pas 20 muajve bisedime mes Iranit dhe të ashtuquajturit grupi, 5+1 ku bën pjese SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia plus Gjermani, autorizoi heqjen e sanksioneve për Iranin në këmbim të reduktimit të aktiviteteve bërthamore nga ana e republikës Islamike.
Teherani këmbëngul se programi i tij nuklear është tërësisht paqësor. Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi 7 rezoluta mes 2006 dhe 2015-s duke i kërkuar Iranit të ndalë aktivitetet për pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për qëllime civile, por gjithashtu edhe për krijimin e bombave nukleare. Katër nga rezolutat, kërkuan vendosjen e sanksioneve në përpjekjen për të detyruar Iranin të bindet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.