🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▼ -1.17% ETH $2,090 ▼ -1.63% XRP $1.3962 ▼ -1.23% SOL $88.0500 ▼ -2.3%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Partitë e reja shqiptare në Maqedoni sfidojnë ato të vjetrat

Një sondazh i fundit i kryer në Maqedoni sugjeron se dy partitë e vjetra etnike shqiptare në vend mund të përballen me një sfidë serioze në zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit.

“Partitë shqiptare të formuara së fundmi, të cilat nuk janë në parlament, të ndara në dy blloqe kanë fituar më tepër mbështetje për shkak se ato ndryshojnë nga BDI [Bashkimi Demokratik për Integrim] dhe PDSH [Partia Demokratike e Shqiptarëve], tha për BIRN analisti politik Xhelal Neziri.

Sondazhi i publikuar të dielën nga Instituti për Kërkime Politike dhe Qeverisje të Mirë, një shoqatë analistësh, tregoi se BDI që ka mbajtur pushtetin në qeveritë e koalicionit që nga 2008 është ende partia më popullore në skenën politike shqiptare me mbështetjen e 13.4 për qind të votuesve.

Megjithatë, një parti e formuar së fundmi, anti-establishment, Besa, po i afrohet shumë pranë mbështetjes së BDI me 10.2 për qind të votuesve.

Një tjetër parti e kohëve të fundit, Lëvizja për Reforma, po shkakton tension te partia e vjetër PDSH me një diferencë prej vetëm 1.3 për qind në sondazhe.

Neziri tha se megjithëse sondazhet në Maqedoni nuk janë gjithnjë përfundimtare dhe nuk parashikojnë përherë rezultatet në zgjedhje, ngaqë shpesh përdoren për qëllime propagande, befasi mund të ndodhin.

“Shqiptarët etnikë patën një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e mëparshme për shkak të pakënaqësisë me dy partitë e tyre [BDI dhe PDSH],” tha Neziri.

Partia kryesore opozitare në Maqedoni, Partia Social Demokrate, SDSM, po mbështetet seriozisht te votuesit shqiptarë etnik në zgjedhjet e ardhshme, që është një risi. Partitë politike në Maqedoni janë tradicionalisht të ndara në kampe etnike.

“Ofertat e partive jo-parlamentare dhe e SDSM mund të rezultojë në pjesëmarrje më të lartë të shqiptarëve në këto zgjedhje dhe mund të sjellë rezultate të befasishme,” vëzhgoi Neziri.

Dy blloqe të reja të koalicionit të përbëra nga partitë etnike shqiptare do të konkurrojnë përballë BDI dhe PDSH në dhjetor.

Njëra bashkon LR PDSH, Unitetin dhe RDK të Vesel Memedit. Besa dhe RDK e kryesuar nga Fadil Zendeli kanë informuar një koalicion të dytë.

Gjithçka është në lojë. Sondazhet tregojnë se rreth 55 për qind e shqiptarëve etnikë në Maqedoni nuk e kanë vendosur ende se si do të votojnë dhe apo nëse do të marrin pjesë në votime.

Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullatës së Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.