☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.21% ETH $2,234 ▼ -0.12% XRP $1.1601 ▼ -1.28% SOL $89.2700 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Pas Champions vjen merkato, Juventus nis projektimin e së ardhmes

Lëvizjet e merkatos kanë nisur të marrin formë dhe Juventus FC po punon për të përforcuar skuadrën me goditje cilësore me parametër zero. Në krye të listës është Bernardo Silva, mesfushori i Manchester City, për të cilin kanë nisur kontaktet e para me agjentin Jorge Mendes. Marrëdhëniet e mira mes Mendes dhe klubit torinez, që […]

Lëvizjet e merkatos kanë nisur të marrin formë dhe Juventus FC po punon për të përforcuar skuadrën me goditje cilësore me parametër zero. Në krye të listës është Bernardo Silva, mesfushori i Manchester City, për të cilin kanë nisur kontaktet e para me agjentin Jorge Mendes.

Marrëdhëniet e mira mes Mendes dhe klubit torinez, që datojnë që nga koha e transferimit të Cristiano Ronaldo, konsiderohen një avantazh i rëndësishëm për bardhezinjtë në këtë garë. Megjithatë, operacioni mbetet i vështirë për shkak të pagës së lartë të lojtarit, rreth 10 milionë euro në sezon, si dhe kërkesës së tij për të luajtur në UEFA Champions League.

Paralelisht, Juventusi po monitoron edhe situatën e Lorenzo Pellegrini, kapitenit të AS Roma, i cili është drejt përfundimit të kontratës. Mesfushori italian vlerësohet shumë nga trajneri Luciano Spalletti, falë aftësisë për të luajtur në disa role në mesfushë dhe për të dhënë balancë në lojë.

Megjithatë, vetë Pellegrini ka theksuar se prioriteti i tij mbetet Roma dhe objektivi për të siguruar një vend në katërshen e parë. Ndërkohë, situata në klubin kryeqytetas mbetet për t’u sqaruar edhe në nivel drejtues, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimet e merkatos.

Juventusi vijon të vlerësojë alternativat, me synimin për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.