☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.19 ▼2.39%
ARI 4,309 ▼1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,526 ▼ -1.2% ETH $1,749 ▼ -1.66% XRP $1.1778 ▼ -2.17% SOL $71.8300 ▼ -1.41%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,309 ▼1.66 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,309 ▼1.66 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Pas Dashnor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS

Në fillim të shkurtit, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula u zgjodh kryeinspektor në qeverinë Rama 4. Por kryeministri, në komunikimin me banorët në Prrenjas, ndërsa ironizoi protestat e opozitës, u shpreh se edhe demokratë të tjerë janë kthyer me mazhorancën.

“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak.

Drejtuesja e Agjencisë së Rinisë ka qenë udhëheqëse e rinisë së PD-së dhe thotë: ‘Ku paskam qenë?’ Pse, a nuk e sheh që është mes njerëzish dhe jo mes qorrash”, tha Rama ndër të tjera.

Por kush është drejtoresha e Agjencisë?

Sara Bodo rezulton në faqen zyrtare të institucionit si drejtuese. Në vitin 2021 ajo u prezantua si kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Bodo, e cila në atë kohë mbështeste Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Bodo rezulton të jetë emëruar në tetor të vitit 2025.

“Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpret znj. Sara Bodo në cilësinë e saj zyrtare si Drejtoreshë e institucionit, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm për Agjencinë dhe politikat rinore në vend.

Me një formim akademik në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, përvojë të gjerë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, si dhe angazhim të gjatë me të rinjtë dhe shoqërinë civile, znj. Bodo sjell me vete një vizion të qartë, energji të ripërtërirë dhe një angazhim të palëkundur për të çuar përpara çështjet që lidhen me të rinjtë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e vendosur për të forcuar rolin e të rinjve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Nën këtë udhëheqje të re dhe me një vizion të qartë strategjik, Agjencia do të vazhdojë të shërbejë si një institucion i hapur, gjithëpërfshirës, i orientuar drejt nevojave dhe aspiratave të të rinjve shqiptarë”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.