☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,809 ▲0.57%
DOW 51,656 ▲0.83%
NASDAQ 27,341 ▲0.54%
NAFTA 91.74 ▲0.27%
ARI 4,220 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,676 ▲ +2.46% ETH $2,487 ▲ +2.9% XRP $1.3888 ▲ +4.68% SOL $109.9200 ▲ +3.24%
S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 % S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pesë persona të nacionalitetit serb, shtetas të Kosovës, janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore janë ndërmarrë në bashkëpunim me Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e ministrit Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në Graçanicë.

Prokuroria ka bërë të ditur se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se të ndaluarit janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’ nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë theksoi se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues e ligjor në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.