☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,201 ▲ +0.13% ETH $1,923 ▼ -0.06% XRP $1.0415 ▼ -0.47% SOL $77.1500 ▲ +1%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Të enjten seanca e radhës plenare, zbardhet rendi i ditës! Opozita kërkon 2 interpelanca me kryeministrin Rama

Të enjten më 21 maj do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe lidhur me këtë seancë është publikuar edhe rendi i ditës.

Sipas rendit të ditës priten 9 interpelanca të kërkuara nga deputetë të opozitës dhe deputeti socialist Erion Braçe. Dy interpelanca janë kërkuar të mbahen me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu interpelancë është kërkuar me ministrat, Besfort Lamallari, Evis Sala dhe Enea Karakaçi. Në seancë do të ketë edhe diskutime për disa projektligje dhe për çështje jashtë rendit të ditës.

Rendi i ditës:

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 21.5.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

6. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.

7. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

9. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

11. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

12. Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

13. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”.

14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”.

16. Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.