☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.49 ▲1.98%
ARI 4,140 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,407 ▼ -1.98% ETH $2,382 ▼ -2.6% XRP $1.2922 ▼ -1.91% SOL $103.9900 ▼ -1.77%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.49 ▲1.98 % ARI 4,140 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.49 ▲1.98 % ARI 4,140 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Pengim i drejtësisë”, përfundon mbrojtja e Thaçit/ Ish-presidenti në pritje të vendimeve nga Haga

Mbrojtja e Hashim Thaçit mbyll çështjen në rastin e dytë kundër tij: atë të administrimit të drejtësisë.

Ata kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur.

Në njoftimin e saj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky njoftim nuk do të thotë që mbrojtja nuk do marrë asnjë mjet juridik për çështje që kanë mbetur ende pa vendim nga ana e gjyqtarit.

Në këtë dosje së bashku me presidentin Thaçi janë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazlliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi.

Mbrojtja e Smakajt ka thënë se në këtë fazë, nuk kanë ndërmend që të dorëzojnë prova. Njësoj është shprehur edhe ajo e Kilajt.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të tjerët u deklaruan të pafajshëm për veprën penale pengim i drejtësisë.

Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars. Ndërsa, si dëshmitare e mbrojtjes së Thaçit dëshmoi ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser. Ajo dëshmoi mç 11 dhe 12 maj 2026.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Thaçi dhe katër ish krerët e uçk janë ende në pritje të vendimit nga togat e zeza për akuzën e parë: krime lufte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.